
Xhensila dhe Besi janë të martuar tashmë prej dy vitesh dhe janë prindër të një vajze të vogël me emrin Ajka.
Ata të dy i shohim gjithmonë bashkë dhe gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin, ndërsa postojnë video e foto të shumta në rrjetet sociale.
Së fundmi është Xhensila që poston një video mjaft humoristike ndërsa është duke udhëtuar me Besin.
Në video dëgjohet zëri i Besit i cili këndon me një zë fëmijë në mënyrë mjaft qesharake.
Ndërkaq Xhensila shpërthen në të qeshura dhe shkruan: “Kush tha që kam vetëm një bebe?”
Videoja është xhiruar në makinë gjatë një udhëtimi darkën, dhe ata duken shumë të lumtur me njëri tjetrin, ndërsa ngacmohen me humor.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzke67YhlOw/