
Kush është mashkulli që i thotë Jonida Maliqit “të dua”, këngëtarja pozon e lumtur pranë tij
Këngëtarja Jonida Maliqi është përfolur së fundi për një lidhje dashurie me aktorin e njohur Romeo Veshaj.
Ata janë kapur disa herë në momente intime, ndërsa i kemi parë teksa i komentojnë shpesh njëri tjetrit nëpër foto e video, por vetë ata ende nuk kanë konfirmuar gjë.
Jonida ndërkaq njihet edhe për marrëdhënien e veçantë miqësore që ka me stilistin Niko Komani.
Së fundmi ajo ka postuar në instagramin e saj një foto duke e puthur stilistin në faqe, ndërsa ky i fundit shkruan: “Dashuri e pastër që prej ditës së parë, Të dua”.
Kjo foto është postuar fillimisht në instagramin e Nikos, ndërsa Jonida e ka shpërndarë në instastoryn e saj.
Dyshja janë miq shumë të mirë, pasi i shohim vazhdimisht duke postuar foto së bashku.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwz_qqjninQ/