
0
0
Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij modelja spanjolle Gergina Rodriguez duket se po ecin në hapa të sigurt.
Ata ndihen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin dhe këtë e vërtetoi vetë Ronaldo gjatë një interviste në një emision mëngjesi në një radio.
Ai tha se është shumë i dashuruar me Georginën, ajo ka qënë një mbështetje e madhe për të dhe pse jo, një ditë do të martohen së bashku.
“Ajo është e mrekullueshme, është mikesha ime para se të jetë e dashura, ne ja hapim zemrën njëri tjetrit për çdo gjë”, tha ai gjatë intervistës.
Ai e ka pranuar gjithashtu se me modelen ishte dashuri me shikim të parë, pas një takimi që patën në një event mode.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2W7nOHoGYs/