
Habit Morena Taraku, shpërndan foto nga momentet intime me Jason Derulo, ndërsa i uron ditëlindjen
Morena Taraku shihet gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa poston vazhdimisht foto e video të ndryshme shpesh herë edhe provokuese.
Ajo është parë së fundi të komentohet në fotot e saj edhe nga këngëtari me famë botërore Jason Derulo i cili mesa duket ka miqësi me këngëtaren shqiptare.
Por ajo çka na tërhoqi vëmendjen së fundmi, është një foto e shpërndarë në instastoryn e këngëtares ku shfaqet në momente intime me këngëtarin e njohur, ndërsa po pijnë shampanjë.
Ajo ka zgjedhur këtë foto të përbashkët për ta uruar këngëtarin me rastin e 30 vjetorit të lindjes dhe duhet pranuar se duken mjaft të afërt me njëri tjetrin.
Nuk dihet nëse së bashku i lidh një miqësi e fortë apo diçka më tepër, por ajo çka vëmë re është se ata të dy e ndjekin njëri tjetrin në Instagram dhe komentohen e pëlqehen vazhdimisht.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzslDJylbR6/