
“Pranë teje ndihem gjithnjë e sigurt”, Jonida emocionon me mesazhin e rallë drejtuar personin të dashur
Këngëtarja Jonida Maliqi na ka emocionuar së fundmi me një mesazh urimi për të atin me rastin e ditëlindjes.
Ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një foto ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur të atin ndërsa i dedikon atij fjalët që çdo prind do të donte të dëgjonte nga fëmija i tij.
“Babushi im qofshim përherë si në këtë foto, sepse në prehërin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa s’ka fjalë për ta përshkruar, u bëfsh 1000 vjeç”, shkruan Jonida poshtë fotos ku shfaqet e lumtur me të atin.
Mesazhi i veçantë i këngëtares është pëlqyer nga shumë ndjekës të këngëtares, të cilët nuk kanë humbur rastin për ta uruar të atin e Jonidës.
https://www.instagram.com/p/B2vxq10nd32/Link: https://www.instagram.com/p/B2vxq10nd32/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwz_qqjninQ/