
Dua Lipa dhe Anwar Hadid po e përforcojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre.
Ata të dy i shohim gjithmonë bashkë e madje mund të themi se e kanë bërë lidhjen familjare.
Dua është parë shpesh në familjen Hadid ndërsa kalon kohën e lirë me motrat dhe prindërit e të dashurit.
Këngëtarja poston herë pas herë foto e video ku shfaqet gjithnjë e më e dashuruar me Anwar.
Në një postim të fundit ajo shfaqet në krevat me një fytyrë sikur porsa është zgjuar nga gjumi, ndërsa Anëar e përkëdhel në fytyrë.
Këngëtarja shfaqet mjaft e lumtur me një fytyrë si fëmijë, ndërsa krahas fotos shkruan: “Kjo jam unë në të vërtetë”.
Dua u lidh me Anwar menjëherë pas ndarjes me shefin e kuzhinës Chris Isaak me të cilin ishte e lidhur prej vitesh.
https://www.instagram.com/p/B27F70QheQU/Link: https://www.instagram.com/p/B27F70QheQU/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2USjbpBrpJ/