
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është duke zhvilluar së fundmi një tur koncertesh në Brazil.
Ajo është mjaft e dashur për publikun dhe fansat e saj të cilët e surprizojnë vazhdimisht nëpër koncerte.
Së fundmi një prej tyre ka kaluar kordonin e sigurisë duke mos i përfillur truprojat ndërsa I është hedhur në qafë Bebes.
Truprojat janë munduar ta ndalojnë, por fansi nuk ka pyetur për ta deri sa vetë Bebe e ka lejuar të kapërcejë kordonin ndërsa e ka përqafuar lirisht.
Ajo e ka postuar këtë video në instagramin e saj ndërsa shkruan: “I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”.
Fansin e këngëtares e shohim me lotë në sy ndërsa i thotë asaj vazhdimisht “të dua”.
Kjo video është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga fansat dhe miqtë e këngëtares të cilët e kanë konsideruar atë një mbretëreshë të vërtetë për faktin se i do dhe i trajton shumë mirë fansat e saj.
https://www.instagram.com/p/B279VNelinS/Link: https://www.instagram.com/p/B279VNelinS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/