Home ShowBiz Reagon për herë të parë Fotinia zbulon arsyen përse u nda nga Danieli, pendohet për martesën në Big Brother
Reagon për herë të parë Fotinia zbulon arsyen përse u nda nga Danieli, pendohet për martesën në Big Brother
0

Reagon për herë të parë Fotinia zbulon arsyen përse u nda nga Danieli, pendohet për martesën në Big Brother

0
0

Ata ishin një prej çifteve më të famshme në Big Brother jo vetëm sepse e fituan atë edicion, por edhe sepse u martuan brenda ambjenteve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Lidhja e tyre zgjati për disa vite pas daljes nga Big Brother, por prej disa muajsh ata nuk janë më bashkë duke i dhënë fund martesës së famshme.

E para që e ka thyer heshtjen ishte Fotinia e cila e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, rrëfeu motivin e ndarjes dhe gjithë çfarë ndodhi më pas.

Ajo u shpreh se ndarja ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa të dy e kuptuan se marëdhënia e tyre nuk po shkonte ashtu siç duhej për shkak të mendimeve krejt të ndryshme që kishin për jetën.

Ish banorja e Big Brother tha gjithashtu se nuk do të rikthehej më në Big Brother dhe aq më tepër nuk do ta bënte kurrë një martesë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Link: https://www.instagram.com/bietasulo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2rMCW0lJxa/