
0
0
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, sapo bëri realitet ëndrrën e saj prej vitesh.
Ajo takoi nga afër yllin e Hollywood Angelina Jolie në premierën e filmin “Maleficent” ku aktorja që luan rolin kryesor ishte e pranishme së bashku me fëmijët e saj.
Në një story në instagramin e saj Bebe shfaqet nën shoqërinë e aktores, ndërsa pozon së bashku me të.
Ndërkaq në një tjetër postim në instagram Bebe shprehet e emocionuar që ka takuar mbretëreshën siç e quan ajo aktoren e njohur, ndërsa në një video ku Angelina pozon me fëmijët Bebe i shkruan “të dua”.
Të dyja ato shfaqen të veshura me fustane të zeza dhe duket mjaft elegante.
Link: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1kW05_AJbd/