Moderatorja Fatma Methasani njoftoi se është në pritje të ëmbël pak kohë më parë përmes një fotoje të veçantë ku tregon ekon e fëmijës.
Ky lajm gëzoi jo vetëm çiftin, por edhe fansat e tyre, të cilët i uruan Fatmës shtatëzani të mbarë.
Edhe pse moderatorja është në muajt e parë të shtatëzanisë, ka filluar që tani të marrë dhuratat e para për bebin.
Një arush i bardhë me një kapele të kuqe dhe një zemër në duar është dhurata e sapo ardhur për fëmijën e tyre.
Këtë dhuratë Fatma e ka shpërndarë në instastory, ndërsa shkruan: “Ne kemi një super hallë qe na llaston me dhurata akoma pa lindur”, duke ju referuar motrës se Alfios e cila ka dashur të surprizojë çiftin me këtë dhuratë speciale.
Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B05ulizhz93/