
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj prej kohësh po përfliten për një marrëdhënie mes tyre.
Ata janë bërë pothuajse të pandarë, pasi në çdo event i sheh nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Së fundmi ata ishin të pranishëm në një event të stilistit Joni Peçi, ku nuk janë ndarë në asnjë moment, e madje në një video së bashku Romeo thotë: “Ne dolëm”, duke shkelur syrin.
Por ajo që na bie më shumë në sy është një foto e përbashkët e të dyve, ku e shohim njëri tjetrin gjithë dashuri.
“Mision i pamundur 9”, thotë Romeo krahas fotos ku pozojnë së bashku të veshur me të zeza.
Ai e shoqëron komentin me një zemër, ndërsa menjëhërë më pas vihet re komenti i Jonidës me disa zemra në ngjyrë të zezë.
Jonida ka qenë kryefjala e mediave online muajt e fundit që në momentin që u zbuluar romanca e saj me njërin prej binjakëve.
Ata të dy nuk e kanë pranuar ende publikisht, por të gjitha shenjat dëshmojnë se janë në një lidhje së bashku.
Link: https://www.instagram.com/p/B3c49YjFY1J/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByuthHNloN8/, https://www.instagram.com/p/BzKolfKnI2W/