
Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është shkëputur për pak ditë nga angazhimet e tij duke bërë disa ditë pushime me familjen.
Në një video të shpërndarë në instagramin e tij Ermali shfaqet duke u kacavjerrë majë një dege peme, ndërsa pranë tij është i biri Joeli.
Vogëlushi ka vendosur ti japë zemër të atit, madje pasi e sheh që ja arriti qëllimit e përgëzon duke i thënë: “Bravo, kjo ishte”, ndërsa Ermali me humor thotë: “Luajti mendsh burri i huaj”.
Në komentin që shoqëron videon Ermali shkruan gjithashu: “Paskam qenë keq për pak pushim nga 3251724627182 punët që kisha”.
Kjo video i ka bërë për të qeshur fansat dhe miqtë e aktorit, të cilët kanë reaguar me humor ndaj videos.
Link: https://www.instagram.com/p/B3rceYxhnva/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1bBKrbhGfX/