Home ShowBiz Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar në shkollë, “Qaja çdo ditë, kisha frikë të shkoja”
Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar në shkollë, “Qaja çdo ditë, kisha frikë të shkoja”
0

Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar në shkollë, “Qaja çdo ditë, kisha frikë të shkoja”

0
0

Sot ajo është një prej këngëtareve më të famshme shqiptare edhe jashtë kufijve, por duket se në adoleshencë nuk i ka pasur punët mirë.

Bebe Rexha ka rrëfyer për herë të parë bullizmin që përjetonte çdo ditë në shkollë të mesme.

Në një postim të gjatë në instagram ajo ka rrëfyer një moment të sikletshëm në shkollë të mesme.

“Një ditë në shkollë të mesme, isha ulur në kafe me shoqet e klasës. Një vajzë e cila me fyente gjithmonë po vinte rrotull tavolinës duke ju thënë të gjitha gocave që ishin të bukura deri sa erdhi tek unë dhe më bërtiti në fytyrë, ‘E shëmtuar’, ndërsa të gjithë qeshën.Kam vuajtur nga bullizmi çdo ditë dhe shkoja në shtëpi duke qarë. Isha shumë e frikësuar të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit e mi nuk bënë gjë, pavarësish se ju kërkova ndihmë. Sot është dita e shpirtit. Mendoj se pavarësisht të kaluarës, asaj çfarë do apo beson, ne të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, shkruan Bebe Rexha krahas një fotoje të saj.

Ky mesazh është mbështetur nga fansat e këngëtares, ndërsa ka shërbyer gjithashtu si mesazh për të gjithë ata që vuajnë nga forma të tilla dhune sidomos në ambjentet e shkollës, me synim që të mos i tolerojnë veprimta të kësaj natyre.

https://www.instagram.com/p/B3u4zHyFRMG/

Link: https://www.instagram.com/p/B3u4zHyFRMG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzqTE24lcii/