
Këngëtarja e njohur kosovare Gili, është një prej personazheve më të dashura për publikun.
Ajo është shfaqur së fundmi në emisionin e “E Diell” në “Top Channel”, ku është intervistuar nga drejtuesit e emisionit, për jetën, karrierën dhe sukseset e saj si artiste ndër vite.
Gjatë kësaj interviste Gili ka zbuluar edhe emrin e saj të vërtetë.
Ajo quhet Fevzije Konushevci, por në skenë ka preferuar emrin Gili.
Këngëtarja tha se ka zgjedhur këtë emër për skenën pasi është më i thjeshtë për tu mbajtur mend dhe është gjithashtu një emër i bukur.
Në jetën jashtë skenës atë e thërrasin në emrin e saj, madje ajo thotë se kur ishte pedagoge në universitetin askush nga studentët nuk e thërriste me emrin Gili, por me emrin e saj të vërtetë.
https://www.instagram.com/p/B31e2f8Dux8/Link: https://www.instagram.com/p/B31e2f8Dux8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2wCs0_n5Uv/