
Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana po vijon punën e vetme pasi edhe në biznes ata të dy nuk do të jenë më bashkë.
Këngëtarja është shfaqur së fundmi në studio ku mesa duket po punon për projektet e ardhshme.
Këtë herë së bashku me të është edhe nje person shumë special, të cilës këngëtarja i kushton çdo sukses të saj.
Në një video të postuar në instagramin e saj Loredana mban në duar vogëlushen Hana e cila shfaqet duke tundur kokën dhe duke imituar personin që ka përballë.
Mesa duket Loredana dëshiron ta mësojë Hanën të ecë në hapat e saj duke e familjarizuar me studiot e xhirimit.
Vogëlushja duket shumë e lumtur ndërsa shikon gjithashtu me kureshtje rreth e rrotull.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BynWC6tCyg2/