
0
0
Këngëtari Haxhi Daudi vjen përpara publikut dhe fansave të tij me një baladë të trishtë dashurie.
“Nëntori i ftot”, është kënga që i përshtatet kaq shumë kësaj stine dhe vjen përmes zërit karakteristik të këngëtarit.
Melodia e veçantë dhe teksti i trishtë që i referohet një dashurie të humbur sjellin një baladë për të gjithë zemërthyerit.
Këngëtari e ka realizuar këtë këngë në një studio, ndërsa shfaqet duke kënduar e duke luajtur në piano.
“Nëntori i ftot” është publikuar vetëm dy ditë më parë dhe është mirëpritur nga fansat e këngëtarit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Rk9b9gKz0is