Moderatorja Marina Vjollca që kur është rikthyer sërish në ekran është gjithashtu edhe më aktivite në rrjetet sociale.
Atë e shohim shpesh të postojë foto e video jo vetëm nga spektakli që drejton por edhe nga përditshmëria e saj.
Sot moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj gjëndjen shpirtërore përmes një fotoje të veçantë.
Ajo ka postuar një mace të kthyer me kurriz që duket sikur është me nerva dhe e mërzitur ndërsa shkruan “Kush është zgjuar kështu”
Gjithashtu në foto ka edhe një mesazh në dialetin kosovar, ku dikush e pyet macen “Qa ki moj” dhe macja që kthen përgjigje “Sen skom”.
Fansat kanë menduar se kështu është zgjuar edhe vetë Marina, duke u nisur nga fakti që ka postuar një foto të tillë.
Nuk e dimë çfarë ka ndodhur me moderatoren, por dimë se ajo e ka marrë me sportivitet pasi mesazhin e shoqëron me emoji me fytyra që qeshin me lotë.
https://www.instagram.com/p/B4KPKlbFAqf/Link: https://www.instagram.com/p/B4KPKlbFAqf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/