Moderatorja Fatma Methasani ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe mesa duket është surprizuar me një tufë gjigande me trëndafila dhe dy tullumbaca me numrin 25.
Një foto të veçantë nga ky moment këngëtarja e ka shpërndarë në instagramin e saj ku për herë të parë është shfaqur edhe me barkun e rrumbullakosur.
Fatma duket shumë e ëmbël në këtë foto, ndërsa mban në duar lulet dhe tullumbacat.
Ajo dhe partneri i saj Alfio Rrotani do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmije.
Lajmin e dha vetë Fatma me një foto të veçantë publikuar para një muaji ku shfaqej me një eko në duar ndërsa përqafon Alfion.
Një gjest mjaft të veçantë e ka bërë edhe Alfio i cili pak ditë më parë shtoi një tatuazh shumë të veçantë në trupin e tij për fëmijën që po pret të vijë në jetë.
Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B05ulizhz93/