
0
0
Këngëtari Haxhi Dauti ka vendosur të sjellë për fansat e tij një baladë dashurie.
Kënga “Nëntori i ftot”, sjell copëza kujtimesh të një dashurie të vjetër përmes notave të këngës.
Haxhi Dauti i këndon një dashurie të lënë përgjysmë, e cila mesa duket edhe sot i sjell kujtime.
Teksti i veçantë i këngës dhe vija melodike e kanë bërë këtë baladë një ndër më të dëgjuarat nga fansat e këngëtarit.
Këngëtari e ka realizuar klipin e këngës në një studio, ku shfaqet duke kënduar dhe duke luajtur në piano.
Kënga ka disa ditë që është publikuar dhe deri tani është mirëpritur nga fansat e këngëtarit.