
Këngëtari Ergys Shahu vjen sërish pranë fansave të tij me një tjetër hit.
Ai ka publikuar vetëm disa orë më parë këngën “Karma”, e cila ashtu si çdo këngë tjetër e tij vjen e veçantë në stil.
Kjo këngë me tekst dhe muzikë të Anxhelo Koçit është pëlqyer nga fansat e këngëtarit çka vihet re edhe në numrin në rritje të klikimeve që nga momenti i publikimit.
Ergysi sjell një këngë dashurie e cila shumë shpejt pritet të shndërrohet në hit, kjo falë vijës melodike, zërit të këngëtarit dhe tekstit të veçantë.
Këngëtari ka qënë mjaft aktiv në muzikë këto muajt e fundit duke sjellë disa këngë e bashkëpunime të suksesshme të cilët janë mirëpritur nga fansat e tij.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=B4wqCSvrC0k
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4QCPOhHkRp/