
Kejvina dhe shoqja e saj vendosën të maskohen për Halloween si Tayna dhe Dafina.
Ato i kanë imituar këngëtaret deri në detaj, që nga veshja e deri tek modeli i flokëve apo mënyra e të trukuarit.
Kjo duket se i ka pëlqyer veçanërisht Dafinës e cila ka ripostuar videon e Kejvinës ndërsa shkruan : “O zot.. e dashuroj këtë”.
Në fakt vajzat janë bërë identike si këngëtaret, sidomos Kejvina e cila ka imituar totalisht Taynën dhe mund të themi se është e vështirë ti dallosh nga njëra tjetra.
Dy këngëtaret janë mike të ngushta, ato i shohim vazhdimisht bashkë shpesh herë edhe në skenë ku performancat e tyre ndezin gjithmonë publikun.
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4SOIhcF8xe/, https://www.instagram.com/p/B4VLtamB7XZ/