Home ShowBiz Shokon Loredana, kjo deklaratë e saj për Mozzik na la pa fjalë
Shokon Loredana, kjo deklaratë e saj për Mozzik na la pa fjalë
0

Shokon Loredana, kjo deklaratë e saj për Mozzik na la pa fjalë

0
0

Nëse Mozzik u shpreh se me Loredanën do të ketë gjithmonë një lidhje të fortë për shkak të vajzës që kanë bashkë, Loredana ende nuk ka thënë asnjë gjë konkrete për vijimësinë e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë një status i saj i fundit në instagram na ka lënë vërtetë pa fjalë.

Këngëtarja shkruan: “Nëse nuk jeni të lumtur me jetën tuaj tani, thjesht kujtohuni që dikush tjetër është duke dalë me ishin tënd dhe mendon se ka gjetur një person special”.

Kjo deklaratë e Loredanës e cila duket sikur i drejtohet Mozzik në fakt na ka habitur jo pak.

Që pas njoftimit për ndarje ajo nuk është shprehur më në mënyrë direkte lidhur me këtë temë, por ka vendosur të vijojë karrierën e saj muzikore si dhe ti dedikohet të bijës.

Mozzik nga ana tjetër të vetmen deklaratë për marrëdhënin me Loredanën e ka bërë gjatë emisionit “Shiko kush luan”, ndërsa nuk ka dashur të tregojë asnjë detaj lidhur me motivet e ndarjes.

Ata të dy janë ndarë gjithashtu edhe sa i takon muzikës, tashmë po vijojnë të ndarë me projektet e tyre muzikore.

Loredana

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2JrMa3CcuV/,  https://www.instagram.com/p/B21xjxnCT3R/