
0
0
Këngëtari Brretka ka publikuar një këngë e cila i dedikohet personit më të dashur nënës.
“Veq ty”, një këngë e stilit rap përcjell të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen e një fëmijë për sakrificat e nënës.
Këngëtari do t’ju emocionojë me vargjet e veçanta dedikuar të ëmës, ndërsa i kërkon asaj të falur për momentet kur e ka mërzitur.
Gjatë gjithë këngës ai i shpreh asaj dashurinë për mënyrën se si ka sakrifikuar gjithçka për ta rritur dhe edukuar.
Kjo këngë është publikuar vetëm disa ditë më parë dhe është e para e këngëtarit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=j7pQSmxsLbE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3abYq-obX1/