
Grupi i pari i hip hopit në Shqipëri “2Die4”, ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree” në “Top Channel”, ku kanë diskutuar mbi mënyrën se si është zhvilluar kjo rrymë muzikore vitet e fundit.
Modertorja e ka pyetur grupin e njohur se çfarë mendojnë për reperët e sotëm si Tayna dhe shumë të tjerë dhe ata u shprehën se kosovarët bëjnë muzikë të bukur, por nuk kanë mesazh dhe nuk kuptohen se çfarë thonë.
Në këtë moment ka ndërhyrë edhe këngëtarja Orgesa Zaimi e cila I jep të drejtë këngëtarit duke theksuar se rryma rap ka si synim të godasë përmes tekstit, gjë që nuk e shohim tek këngëtarët e sotëm.
Ata kanë sqaruar gjithashtu se në ditët e sotmë më të preferuar dhe më të suksesshëm komercialisht mbeten Noizy, Ledri apo Capital T.
https://www.instagram.com/p/B5GbYsKglij/Link: https://www.instagram.com/p/B5GbYsKglij/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3tvu49gg5L/