Home ShowBiz Ish kunata sulmon këngëtaren pas ndarjes, nuk la gjë pa i thënë
Ish kunata sulmon këngëtaren pas ndarjes, nuk la gjë pa i thënë
0

Ish kunata sulmon këngëtaren pas ndarjes, nuk la gjë pa i thënë

0
0

Kunata e Liam Hemsworth, modelja spanjolle Elsa Pataky e cila është e martuar me vëllain e aktorit ka risjellë në vëmendjen edhe një herë marrëdhënien midis Liam dhe Miley.

Nëse aktori deri tani ka heshur, kunata e tij nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë.

Ajo për herë të parë ka folur gjatë një interviste për marrëdhënien midis aktorit dhe këngëtares duke sqaruar se Liam ka vuajtur shumë pas ndarjes, por tani e ka kaluar.

“Ai vuajti pasi investoi 10 vite në këtë marrëdhenie, por tashmë po e kalon, ai meriton më të mirë, Liam meriton shumë me tepër se kaq”, thotë modelja duke ju referuar këngëtares.

Kjo deklaratë e saj për Miley tingëllon paksa e çuditshme, duke pasur parasysh miqësinë e ngushtë që i lidhte vajzat disa vite më parë.

Ato madje kanë bërë edhe një tatuazh të përbashkët, ndërsa Elsa ka thënë më herët se Miley është shumë kreative dhe argëtuese të cilën e duan shumë edhe fëmijët.

Liam dhe Miley u ndanë gati tre muaj më parë, vetëm 7 muaj pasi lidhën kurorë dhe një lidhje gati 10 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/B37ciWRJREU/

Link: https://www.instagram.com/p/B37ciWRJREU/

https://www.instagram.com/p/ByM-gtSn3lC/

Link: https://www.instagram.com/p/ByM-gtSn3lC/

Burimi i lajmit: https://www.elle.com/culture/celebrities/a29875514/elsa-pataky-liam-hemsworth-miley-cyrus-interview/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buc1QkWHRPO/