
Modelja Arbenita Ismajli është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga reperi Fero.
Atë e kemi parë së fundmi të postojë më shumë foto e video të ndryshme ku ekspozon linjat e saj perfekte, ndërsa ndan edhe momente të ndryshme nga puna e saj.
Ajo ka postuar një video shumë të veçantë në instagramin e saj ku duket se është duke sfiluar, por në një moment ngatërrohet me takat e saj dhe për pak rrëzohet.
Sapo e kuptoi që diçka nuk shkon, modelja ndalon direkt duke mbajtur ekuilibrin dhe duke shmangur kështu një rrëzim të mundshëm.
Krahas videos ajo shkruan: “Syri i keq”, duke e justifikuar në këtë mënyrë me humor një situatë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KYLr4lCug/