
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim shpesh herë të postojë foto e video nga përditshmëria e saj.
Ajo ka postuar së fundmi në instastory një video ku shfaqet me stilistin dhe mikun e saj të njohur Ardi Asllanin.
Ky i fundit bëhet gati për foto, ndërsa Jonida që e ka kuptuar se në fakt është duke filmuar pasi e sheh stilistin që vazhdon të mbajë pozicion i thotë që është video, ndërsa në fund të dy shpërthejnë në të qeshura.
Krahas videos Jonida shkruan: “Sërish bashkë, gjithnjë të pandarë”.
Këngëtarja dhe stilisti janë miq të ngushtë prej vitesh, ata i shohim shpesh herë nën shoqërinë e njëri tjetrit si në jetën e përditshme ashtu edhe në evente të ndryshme.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B54pCfen_5O/