
Afrimi i festave të fundvitit ka filluar të sjellë tashmë atmosferë festive në çdo shtëpi.
Thuajse të gjithë personazhet e njohur e kanë vendosur tashmë pemën dhe kanë dekoruar ambjentet e shtëpisë.
Edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu i është bashkuar kësaj atmosfere festive duke vendosur pemën gjigande dhe gjithë zbukurimet festive në shtëpinë e saj.
Ajo ka postuar në instagramin e saj dy foto ku duket këndi i shtëpisë ku ndodhet pema.
Fotot janë bërë nga jashtë dritares dhe të krijojnë përshtypjen e një shtëpie përrallash, shumë e ngrohtë dhe festive.
Pema gjigande e festave në shtëpinë e Alketës është ndoshta më e veçanta që keni parë deri tani, kjo edhe për shkak të zbukurimeve të veçanta ndriçuese të cilat të japin përshtypjen e një fotoje shkëputur nga filmat për Krishtlindje.
Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xs2wqnoZp/