Home ShowBiz U tha se është në lidhje me reperin gjerman, reagon Loredana…
U tha se është në lidhje me reperin gjerman, reagon Loredana…
0

U tha se është në lidhje me reperin gjerman, reagon Loredana…

0
0

Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes që pas njoftimit për ndarje.

Publiku vazhdon të jetë i interesuar për jetën private të tyre dhe për këtë arsye çdo foto, koment, apo këngë e re shërben për ta risjellë në vëmendje dyshen e famshme.

Këtë herë në media u aludua se Loredana mund të ketë një lidhje me reperin gjerman Bonez, kjo për shkak të disa fotove dhe videove të Lorit dhe reperit gjerman të publikuara nëpër story ku disa detaje na lanë të kuptonim se mund të ishin bashkë.

Megjithatë këngëtarja duket se ka thjesht simpati për reperin dhe menjëherë pas lajmeve ka reaguar duke na treguar se ishte në koncertin e tij duke postuar njëra pas tjetrës dhjetra video me momente nga koncerti duke i shoqëruar me zemra të kuqe.

Mozzik dhe Loredana janë të ndarë tashmë prej gati dy muajsh, megjithatë këngëtari tha pak kohë më parë se ata të dy do të jenë gjithmonë të lidhur, kjo për shkak të vajzës së tyre Hana.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxU4BJdl8ue/