Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të dashura të showbizit shqiptar.
Ata janë të martuar prej disa vitesh, kanë një djalë dhe kohët e fundit po jetojnë në Zelandën e Re.
Të dy i shohim shumë aktiv në rrjetet sociale, ku postojnë vazhdimisht foto e video shumë të këndshme së bashku.
Këtë herë ata kanë sjellë një foto së bashku, ku shfaqen shumë të dashuruar duke shkëmbyer një puthje, ndërsa krahas fotos shkruajnë: “Kush po mundohet me e nda Kosovën me Shqipërinë, ju përshëndesim përzemërsisht”.
Mesa duket ata të dy janë nxitur nga ngjarjet e fundit ku Kosova nuk ishte pjesë e Samitit për Minishengenin Ballkanik, për të treguar se në fakt Kosovën dhe Shqipërinë nuk i ndan dot askush, duke bërë shembull historinë e tyre të dashurisë.
Kjo foto e tyre ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ana e fansave të çiftit, të cilët kanë vlerësuar dashurinë e tyre, por edhe mesazhin e përcjellë.
https://www.instagram.com/p/B6XQNYnJH4w/Link: https://www.instagram.com/p/B6XQNYnJH4w/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhL_S0J8RE/