Home ShowBiz Belbëzon nën ritmin e këngës, kjo video festive e Jonit është një mrekulli
Belbëzon nën ritmin e këngës, kjo video festive e Jonit është një mrekulli
0

Belbëzon nën ritmin e këngës, kjo video festive e Jonit është një mrekulli

0
0

Adelina Tahiri prej më shumë se një viti e gjysmë është bërë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të Jonit.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj pak muaj më parë organizuan një festë madhështore për ditëlindjen e tij të parë me miq dhe të afërm të cilët krijuan një atmosferë të vërtetë festive.

Adelina publikon herë pas herë foto e video me të birin e madje edhe në këtë fundvit ka postuar një video shumë të veçantë festive.

Ajo fillimisht ka uruar Krishtlindjet me një video të bredhit gjigand në shtëpinë e saj, ndërsa më pas me një këngë Krishtlindjesh ka filmuar të birin.

Joni ka veshur një bluze të kuqe me motive festive, ndërsa dëgjon me vëmendje këngën në sfond.

Në fund të videos vogëlushi duket sikur po përpiqet të këndojë, pasi fillon të përplasë buzën duke imituar disa tingujt të këngës që po dëgjon.

Vogëlushi është rritur dhe është shndërruar në një bukurosh të vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55qmYiF-HC/