
Moderatorja Xhemi Shehu është një prej personazheve më të dashura për publikun.
Atë e shohim vazhdimisht të postojë në rrjetet sociale foto e video të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj nën moderimin e “Portokallisë”.
Ndërsa sa i takon jetës private, moderatorja në përgjithësi e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut ku rrallë e shohim të postojnë ndonjë foto me fëmijët.
Këtë herë Xhemi ka vendosur të na prezantojë me një nga djemtë e saj i cili është kopja e moderatores.
Vogëlushi është rritur kaq shumë dhe ngjan identik me të ëmën, e njëjta formë fytyre, e njëjta ngjyrë sysh, të njëjtat tipare të bukura.
Kjo foto është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht nga fansat dhe miqtë e moderatores, të cilët janë të të njëjtit mendim që vogëlushi është një kopje e të ëmës.
https://www.instagram.com/p/B6k_aOmgpMn/Link: https://www.instagram.com/p/B6k_aOmgpMn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3KWWWOAUbu/