Home ShowBiz Foto për herë të parë me të birin, bashkëshortja e Gazit ka mesazhin më të bukur
Foto për herë të parë me të birin, bashkëshortja e Gazit ka mesazhin më të bukur
0

Foto për herë të parë me të birin, bashkëshortja e Gazit ka mesazhin më të bukur

0
0

Aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi u bënë prindër të një djali dy muaj më parë.

Me rastin e dy mujorit të tij Ira ka postuar për herë të parë një foto me të birin pranë bredhit.

Ajo nuk ja ka zbuluar portretin të birit, pasi vogëlushi pozon me kurriz në kraharorin e të ëmës, por fotoja është vërtetë shumë e veçantë.

Dardi ka veshur një kapuç të verdhë dhe një komplet jeshil me elefantë e dinosaur ndërsa qëndron në duart e të ëmës përpara bredhit.

Ira ka zbuluar se i biri sapo ka mbushur dy muaj, ndërsa i dedikon atij një mesazh shumë të veçantë.

“Mos u rrit shumë shpejt se dua të të shijoj! Dy muaj me këtë dashuri të vogël, Dard”, shkruan ajo krahas fotos me të birin në krah.

Ira dhe Gazi u martuan në qershor të këtij viti, ndërsa vogëlushi erdhi në jetë në muajin tetor.

https://www.instagram.com/p/B6ncfiLgcvp/

Link: https://www.instagram.com/p/B6ncfiLgcvp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLb8x_gWwL/