
Elgit Doda dhe Klea Huta janë padyshim një prej çifteve më të dashura për publikun.
Prej vitesh në një lidhje, ata i shohim gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin, çka e dëshmojnë edhe përmes fotove që postojnë në rrjetet sociale.
Elgiti ka postuar në instagramin e tij një foto ku shfaqet duke puthur dorën e Kleas.
Kjo foto bardhë e zi, shoqërohet me një zemër të kuqe dhe është ndoshta një prej fotove më të bukura që kemi parë.
Vetë Kleas mesa duket i ka ardhur surprizë kjo foto, pasi në komentin poshtë saj shkruan: “Oooo të dua”.
Të shumta janë komentet nga ana e miqve dhe fansave të tyre, të cilët i konsiderojnë si çiftin më të dashur të showbizzit shqiptar.
https://www.instagram.com/p/B7OfdEmgKOk/Link: https://www.instagram.com/p/B7OfdEmgKOk/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BovyRKuD2ln/