
Renato Mekolli sapo ka përfunduar me sukses sezonin e dytë të “Hell’s Kitchen”, ku të premtën e kaluar u shpall fituesi në një finale plot me surpriza.
Pas përfundimit të këtij sezoni Renato ka vendosur që t’ju përgjigjet fansave, duke i lejuar që ti bëjnë pyetje nga më të ndryshmet.
Ai ka shuar kureshtjen e tyre lidhur me karakterin e tij, jetën private dhe sezonin e tretë të “Hell’s Kitchen”.
Renato e pranoi gjithashtu se i ka pëlqyer njëra prej konkurenteve të Hell’s Kitchen e madje ka ecur edhe më shumë duke lënë të nënkuptohet që mund të ketë pasur një lidhje me të.
Ai nuk e ka treguar se për kë bëhet fjalë dhe nëse është një konkurente e këtij sezoni, apo nga sezoni i parë.
Fansat kanë treguar gjithashtu interes edhe për jetën private të tij, duke e pyetur se kur ka në plan ta prezantojë të dashurën dhe Renato përgjigjet se ndoshta do të ndodhë në finalen e “Hell’s Kitchen 3”
Link: https://www.instagram.com/renatomekolli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7N0J7UnzK3/