
Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Disa muaj më parë ajo dhe Roberti u vunë në qendër të vëmendjes pas njoftimit për ndarje.
Por mesa duket ata të dy vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe madje këngëtari asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një ribashkimi.
Nuk e dimë në fakt se në çfarë pike janë në marrëdhënien e tyre, por mund të themi pa frikë se ata të dy janë duke pushuar së bashku në Bullgari.
Si Nora ashtu edhe Roberti kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto nga i njëjti vend ku të dy i shoqëron Renee.
Ata kanë menduar që këtë fillim vit të bëhen sërish bashkë për të kaluar pushimet dimërore.
Në videot dhe fotot e publikuar në instagram shohim vogëlushen Renee që duket shumë e lumtur ndërsa luan në dëborë.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/, https://www.instagram.com/noraistrefi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Hh6rupq8l/