
Këngëtarja e njohur Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë bërë prindër të një djali disa vite më parë.
Vogëlushi Tian është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë i cili mesa duket e ka pasion muzikën.
Në një video të postuar në instagram vogëlushi shfaqet në rolin e DJ dhe duket se e ka shumë me pasion, pasi e shohim gjithë vëmendje dhe të përqëndruar pranë disqeve.
Tian madje në një moment përpiqet të imitojë personin që e mban në krahë dhe që po përpiqet ti mësojë se si është të jesh një DJ.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku veç postimeve profesionale e shohim të postojë herë pas herë edhe foto e video familjare.
Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/