Home ShowBiz Këngëtarja gati nuk njihet, ja përse vendosi të humbë peshë
Këngëtarja gati nuk njihet, ja përse vendosi të humbë peshë
0

Këngëtarja gati nuk njihet, ja përse vendosi të humbë peshë

0
0

Këngëtarja e njohur Adele ka pësuar një ndryshim rrënjësor në pamje duke rënë të paktën 45 kg nga pesha e saj.

Ajo gati nuk njihet dhe mund të themi se është shndërruar në një tjetër person.

Burime pranë këngëtares thanë se ajo ka vendosur të bjerë në peshë për të qënë më e shëndetshme për të birin e saj.

Adele ka një djalë 7 vjeçar nga martesa e saj e parë dhe vetëm për të qënë një nënë e shëndetshme ka vendosur që ti dedikohet trupit të saj.

Burime pranë këngëtares thanë se ajo arriti në atë pikë saqë nuk ndihej aspak mirë me veten dhe për këtë arsye i vuri qëllim vetes që të ndryshojë të paktën për hir të të birit.

Trajneria personale e 31 vjeçares tha se këngëtarja ka mbajtur një dietë të rreptë ushqimore, kombinuar me ushtrime fizike.

Për një kohë të gjatë këngëtarja ka konsumuar vetëm lëngje perimesh.

Link: https://people.com/health/adele-transformation-not-about-losing-weight-source/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ba06DxEly8M/