
Pasditen e sotme në ambjentet e pallatit të kongreseve pritet të mbahet premiera e filmit “I love Tropoja”
Filmi i realizuar nga Ermal Mamaqi ka mbledhur një kast të njohur aktorësh profesionist, por edhe personazhe të njohur të botës së artit që aktrojnë për herë të parë siç është këngëtarja e njohur Enca Haxhia, për të cilën vetë Ermali tha se është një zbulim në fushën e kinematografisë.
E ndërsa pritet premiera e filmi bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska ka një dedikim shumë të veçantë për aktorin.
Në një foto ku pozojnë së bashku Ami shkruan: “Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë. Suksese për premierën e parë të këtij lloji zemër! Sot është dita jote që të ulesh në pallatin e kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove. Të dua”
Moderatorja ka qenë gjithmonë një prej mbështetëseve kryesore të aktorit në çdo hap që ka hedhur, dhe ky mesazh është një tregues i qartë i këtij fakti.
https://www.instagram.com/p/B75uPodp9sy/Link: https://www.instagram.com/p/B75uPodp9sy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5yOoNYJikn/