
Reperja Tayna ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ku po shijon disa ditë pushime së bashku me mikeshat e saj.
Atë e kemi parë së fundmi në Los Angeles e më pas në Las Vegas ku ka postuar foto e video të ndryshme duke u argëtuar.
Së fundmi këngëtarja ka qenë në një festë private së bashku me reperin e famshëm 50 cent i cili ishte duke performuar disa këngë të tij për një grup miqsh dhe të ftuar speciale mes të cilëve edhe Tayna.
Reperja ka postuar në istagramin e disa momente nga kjo festë ndërsa është duke u argëtuar dhe duke kënduar nën zë këngët e 50 cent.
Reperja shoqërohet në këtë festë nga mikesha e saj, modelja Kejvina Kthjella me të cilën e kemi parë ti kalojë këto ditë pushimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimim i fotos: https://www.instagram.com/p/B7iiWSVgfk2/, https://www.instagram.com/p/B7ffciyHNkd/