
Të gjithë e kemi një sozi diku nëpër botë me të cilin jemi thuajse identike, por shumë pak prej nesh arrijnë ta zbulojnë apo të takohen me sozinë e tyre.
Ndërsa për personazhet e njohur është më e thjeshtë, pasi nëse nuk e zbulojnë vetë, do të jetë dikush tjetër që do të gërmojë për të gjetur sozitë e tyre nëpër botë.
Kështu ka ndodhur edhe me Meghan Markle e cila duket se ka një sozi që është identike me të.
Ajo quhet Akisha Land dhe është nënë e dy fëmijëve.
Në instagramin e saj ajo poston vazhdimisht foto me fëmijët, ndërsa në disa prej tyre ndjekësit e kanë dalluar ngjashmërinë e saj të madhe me Meghan Markle dhe nuk kanë hezituar ta krahasojnë me të, apo ta quajnë motrën e saj binjake.
Ndërkohë ne po ju lëmë ta gjykoni vetë nëse ngjajnë apo jo.
https://www.instagram.com/p/B71PThrHLV4/Link: https://www.instagram.com/p/B71PThrHLV4/
https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/Link: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B21cwD-lLZq/