
Besi dhe Xhensila janë duke shijuar disa ditë pushime në Jeruzalem nga ku i shohim të postojnë video e foto shume të veçanta të destinacioneve turistike ku janë ndalur.
Ata janë një prej çifteve më të tërheqës të showbizzit të cilët i shohim gjithmonë bashkë dhe të lumtur.
Në një foto të postuar në instagramin e Besit, aktori pozon së bashku me këngëtaren nga një prej shesheve në Jeruzalem dhe fotoja e tyre së bashku është një prej më të bukurave që këmi parë prej tyre.
Këngëtarja me lookun e ri, duket një yll i vërtetë dhe kjo ju ka rënë në sy edhe fansave të çiftit një prej të cilëve i ka thënë Besit se gruaja e tij është shumë e bukur dhe se ai është një njeri me shumë fat.
Aktori ka vendosur ti përgjigjet komentueses duke i thënë se në fakt ndihet me shumë fat.
Besi dhe Xhensila janë martuar disa vite më parë në një ceremoni madhështore me miq e familjarë ndërsa më pas erdhi në jetë vajza e tyre e parë Ajka.
https://www.instagram.com/p/B78xm-5HR8U/
Link: https://www.instagram.com/p/B78xm-5HR8U/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B71UnE3hCOg/