Balerina dhe DJ tregojnë si u njohën, historia e dashurisë që nisi rastësisht dhe pati fund të lumtur
Ata të dy janë të njohur në fushat respektike ajo një balerinë e suksesshme, ndërsa ai një DJ.
Por si janë bërë bashkë Lori Bala dhe Olti Kazaferi këtë na e rrëfejnë vetë ata në një intervistë në studion e emisionit të Rudina Magjistarit në “Tv Klan”.
Lori thotë se ata të dy janë njohur rastësisht në rrjetet sociale gati 7 vite më parë, ishin disa komente të përbashkëta që do ti bënin të lindnin shkëndijat e para.
Më pas filluan të dilnin dhe të lidheshin ndërsa vite më vonë erdhi në jetë edhe vajza e tyre Elois.
Lori dhe Olti nuk kanë bërë dasëm tradicionale dhe thonë se kanë dëshirë, por ende nuk e kanë vendosur se kur do të ndodhë.
Ata thonë se do bëjnë një dasëm një ditë, por nuk e dinë me saktësi se kur do të ndodhë.
Çifti ka folur gjithashtu edhe për raportin me të bijën dhe si kanë ndryshuar gjërat pas ardhjes në jetë të saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EpxTCCXNSq4&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fv1bcodyA/