
0
0
Ledri Vula ka pasur gjithonë një raport shumë të veçantë me të ëmën dhe këtë e ka shprehur disa herë edhe nëpër intervista të ndryshme.
Këtë herë e ëma ka ditëlindjen dhe Ledri sapo na emocionoi me mesazhin e veçantë për të.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto të së ëmës ndërsa shkruan: “Ti më ke frymëzuar gjithë jetën, me ty në krah mund të jem kushdo. Gëzuar ditëlindjen nin” i thotë ai të ëmës ndërsa mesazhin e shoqëron me një zemër të kuqe.
Këngëtari ndërkaq prej disa muajsh tashmë është në një lidhje me Sara Hoxhën me të cilën e kemi parë të kalojë pushimet e këtij fillim viti, fillimisht në Maldive e më pas në Dubai.
Link: https://www.instagram.com/ledrivula/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B79BG4_BkSU/