
Tayna është një prej repereve më të suksesshme të momentit të cilën përveçse aktive në muzikë e shohim mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Reperja publikon vazhdimisht foto ku shfaqet gjithnjë në formë perfekte dhe ku ekspozon linjat e saj.
Këtë herë ajo pozon mes dy makinave luksoze veshur me kostum sportiv ngjyrë rozë ndërsa nxjerr gishtin e mesit.
Ky gjest i reperes është shoqëruar edhe me një koment interesant të cilin vetë këngëtarja nuk e ka thënë se kujt ja drejton.
“Edhe femrën un ta marr…. Kryesore dhe në anën time”, shkruan Tayna krahas fotos ndërsa nuk na tregon se për kë e ka këtë mesazh.
Këngëtarja ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku e kemi parë të postojë shpesh foto e video në koncerte dhe festa private ku shoqërohet nga mikeshat e saj.
Vetëm pak ditë më parë ajo ishte e ftuar në një festë private ku ishte edhe reperi me famë botërore 50 cent.
https://www.instagram.com/p/B8JUvsnACj_/Link: https://www.instagram.com/p/B8JUvsnACj_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/