Pak para konferencës për shtyp Alketa zbulon për çfarë do të flasë në Sanremo, ja suprizat
Mbrëmja e sotme do të ngjisë për herë të parë në skenën e Sanremos një prezantuese shqiptare.
Alketa Vejsiu do të prezantojë sot përkrah Amedeo dhe Georgina Rodriguez si një nga 10 femrat që janë përzgjedhur për të qënë përkrah moderatorit kryesor në të pesta netët e festivalit.
Prezantimi i Alketës në Sanremo do të diskutohet në emisionin “Opinion” si dhe në “Jo vetëm modë”, kjo pasi shohim se bashkë me Alketën janë gjithashtu Drini Zeqo dhe Orinda Huta.
Alketa ka treguar se monologu i saj ka të bëjë me eksodin në masë të shqiptarëve drejt Italisë për një të ardhme më të mirë.
Veç kësaj asaj i është kërkuar që edhe të këndojë në bashkëpunim me një këngëtar italian, por që moderatorja nuk e ka zbuluar për kë bëhet fjalë.
Ndërsa sa i takon veshjes Alketa do të ketë vetëm dy fustani një të Dolce Gabbana dhe një tjetër të cilin e ka lënë surprizë.
Moderatorja prej disa ditësh ndodhet në Itali ku e kemi parë të përgatitet për mbrëmjen e sotme, një prej momenteve më të rëndësishme në karrierën e saj 20 vjeçare siç e ka cilësuar ajo.
Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8J_iyTHWOg/