
Robert Pattison është mashkulli më tërheqës në botë sipas ekspertëve të kirurgjisë plastike.
Aktori i njohur është konsideruar fytyra më tërheqesë nga një kirurg i njohur plastik doktor Julian de Silva, pasi ka analizuar propozionet e tipareve të tij.
Aktori ishte më afër se gjithë të tjerët duke ju përshtatur me 92.15% fytyrës perfekte në bazë të raportit të artë grek të bukurisë.
I dyti është renditur Henry Cavill me 91.08% përputhje, duke u ndjekur nga Bradley Cooper e më pas nga Brad Pitt.
Fituesi i mëparshëm George Clooney ka zbritur disa pozicione duke u renditur në vend të 5-të, për shkak të shenjave që ka lënë mosha në fytyrën e 58 vjeçarit.
Aktori 33 vjeçar është i njohur për shumë role, por më i spikaturi është ai i Eduard Cullen në trilologjinë Twilight.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-standing-on-sea-cliff-3464179/