
0
0
Shumë prej këngëtarëve shqiptarë kanë zgjedhur ditën e dashurisë për të publikuar projektet e reja muzikore që janë kryesisht balada dashurie.
Edhe këngëtari Anxhelo Koçi ka zgjedhur 14 shkurtin për të publikuar këngën e tij të dashurisë.
“Madam”, titullohet kënga e tij e publikuar për Shën Valentin si një dhuratë për fansat dhe gjithashtu për të gjithë ata që janë lënduar dhe kanë humbur një dashuri.
Përmes vargjeve të këngës, Anxhelo i kërkon falje, dashurisë së jetës, ndërsa i kërkon të kthehet edhe njëherë.
Kënga ka një melodi të veçantë dhe jemi të bindur që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=DreCezDPJBc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8TkeHFJShV/