Këngëtari Ledri Vula duket se e ka një zgjidhje kur është i mërzitur apo i lodhur nga puna dhe kjo zgjidhje janë gjyshi dhe gjyshja e tij.
Ai ka postuar në instgram një video ku ata të dy shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngëve të tij dhe kjo video u bë menjëherë virale.
Këngëtari thotë se sa herë është lodhur i fik të gjitha dhe vendos të qëndrojë me dy njerëzit më pozitivë në botë pikërisht gjyshërit e tij, të cilët sipas Ledrit janë gjithmonë në humor për të kërcyer sidomos me këngët e tij.
Mënyra se si kërcejnë gjyshërit e tij do t’ua zbukurojë ditën.
Kërcimin e nis fillimisht gjyshja dhe më pas i bashkohet dhe gjyshi duke krijuar kështu çiftin më simpatik që keni parë ndonjëherë.
https://www.instagram.com/p/B89UMxDh0iN/Link: https://www.instagram.com/p/B89UMxDh0iN/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8hHugDhhd4/