Arbana Osmani tashmë prej kohësh është në një lidhje me regjisorin Eduard Grishaj.
Romanca e tyre u zbulua disa muaj më parë, ndërsa ata të dy i shohim vazhdimisht nën shoqërinë e njëri tjetrit si në udhëtime pune ashtu edhe më pushime.
Eduardi ishte një ndihmesë e madhe për moderatoret gjatë publikimin të librit të saj të dytë me receta gatimi, ndërsa moderatorja ka qenë një mbështetëse e madhe e tij gjatë projekteve në realizimin e filmave.
Ata të dy tashmë i shohim të pandarë, gjithmonë bashkë dhe ndonjëherë publikojnë momente të veçanta së bashku si kjo foto mëngjesi ku shfaqen të dy të buzëqeshur.
“Mëngjes i ëmbël”, shkruan Arbana krahas fotos që ka shpërndarë në instagram së bashku me Eduardin duke na treguar se si e ka nisur ditën sot.
Moderatorja dhe regjisori punojnë prej vitesh bashkë në “Top Channel”, ku Eduardi është regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, i cili tashmë numëron sezonin e tij të katërt.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/